‘Shok në plazh’/ Sulm terrorist me bombë në Somali, raportohet për mbi 30 të vdekur dhe 60 të plagosur

Afrika

‘Shok në plazh’/ Sulm terrorist me bombë në Somali, raportohet për mbi 30 të vdekur dhe 60 të plagosur

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:24
Somali

Një ngjarje trodnitëse ka ndodhur në një plazh të Somalisë, ku të paktën 32 persona janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi terrorist me bombë.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi teksa njerëzit notonin në një vendpushim popullor në kryeqytetin Mogadishu mbrëmjen e së premtes

. Nga pamjet e publikuara në internet, shihe trupat e viktimave të shtrirë në plazh në errësirë dhe të tjerët duke vrapuar për t’u larguar në zonë më të sigurt.

Sipas autoriteteve vendase, autori hodhi veten në erë, e për pasojë vdiqën dhe tre persona nga forcate sigurisë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar ish-kreymenistri Hassan Ali Khaire, i cili u shpreh se “Fakti që sulmi terrorist përkon me këtë natë kur plazhi është më i mbingarkuari tregon armiqësinë e terroristëve ndaj popullit somalez”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat