​9 të vrarë e 16 të plagosur gjatë përleshjeve të armatosura në Libi

Afrika

​9 të vrarë e 16 të plagosur gjatë përleshjeve të armatosura në Libi

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Në përleshjet mes forcave rivale në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, nëntë persona mbetën të vrarë dhe 16 të plagosur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Përshkallëzimi i fundit i dhunës në vendin e ndarë të Afrikës Veriore, shpërthyen të premten midis grupit paraushtarak Rahba al-Duruae të udhëhequr nga Bashir Halfalah "al-Bakr" dhe grupit të al-Shahid Sabri.

Përleshjet shpërthyen pas vrasjes së dështuar të al-Bakr të premten, për të cilën milicia e tij fajësoi anëtarët e paraushtarakëve al-Shahid Sabriya.

Khaled al-Meshri, kreu i sapo zgjedhur i Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, dënoi atentatin dhe bëri thirrje për një hetim.

Palët ndërluftuese janë aleate me qeverinë e kryeministrit Abdul Hamid Deibah.

Libia është e ndarë midis administratave rivale në lindje dhe perëndim, secila e mbështetur nga grupe të armatosura dhe qeveri të huaja. Ata drejtohen nga qeveria Deibah në Tripoli në perëndim dhe administrata e kryeministrit Osama Hamad në lindje.

Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe ambasadat perëndimore në Libi kanë shprehur shqetësimin se përleshjet mund të shpërthejnë në një luftë gjithëpërfshirëse, katër vjet pasi një marrëveshje armëpushimi i dha fund një lufte 14-mujore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat