Të paktën 17 nxënës kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë në Kenian qendrore.
Autoritetet kanë bërë me dije se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë prej nxënësve kanë pësuar djegie të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shkaku i zjarrit në Hillside Endarasha Primary në qarkun Nyeri është duke u hetuar, tha zëdhënësja e policisë Resila Onyango për mediat lokale.
Një ekip hetuesish është vendosur në shkollë.
Kryqi i Kuq i Kenias tha se po ofron shërbime të mbështetjes psikosociale për nxënësit, mësuesit dhe familjet e prekura.
Në vitin 2017, 10 studentë vdiqën në një zjarrvënie në shkollën e mesme Moi Girls në kryeqytetin Nairobi.
Të paktën 67 studentë vdiqën në qarkun Machakos, në jug-lindje të Nairobit, në zjarrvënien më vdekjeprurëse të shkollës keniane që ndodhi më shumë se 20 vjet më parë.