Një shkollë e mesme për vajza në Kenia është kapluar nga zjarri, vetëm një ditë pasi më shumë se 20 persona u vranë nga zjarr në një shkollë fillore për djem.
“Disa studentë thuhet se janë bllokuar brenda”, tha Kenya Broadcasting Corporation (KBC).
Kryqi i Kuq i Kenias tha se ekipet e reagimit ishin aktivizuar pas një zjarri të raportuar në shkollën e mesme të vajzave në qarkun Isiolo, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, zjarri në Isiolo vjen një ditë pas një zjarri vdekjeprurës në Akademinë Endarasha në qarkun Nyeri të vendit.
Autoritetet thanë se zjarri në konviktin e djemve kishte vrarë të paktën 21 njerëz.
Siç raportohet, 19 trupa u nxorën nga vendi i ngjarjes dhe dy të tjerë vdiqën pasi u dërguan në spital.