Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Bregun verior të Fildishtë, si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh dhe një cisternë.
Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 me orën lokale në autostradën A3 që lidh Bouake dhe Korchogo, dy qytetet kryesore në veri të vendit. Përplasja mes autobusit dhe cisternës ka shkaktuar një zjarr të madh.
Dyzet e pesë të plagosur, përfshirë 19 fëmijë, u transferuan në spitalet e qyteteve fqinje të Katiola dhe Niakara.
Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Bregun e Fildishtë, për shkak të gjendjes së keqe të disa rrugëve, si dhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve.
Çdo vit midis 1000 dhe 1500 njerëz vriten në rrugët e Bregut të Fildishtë, sipas ministrisë së transportit.