Mbi 20 mijë të vrarë në konfliktin në Sudan, thotë shefi i OBSH-së

Afrika

Mbi 20 mijë të vrarë në konfliktin në Sudan, thotë shefi i OBSH-së

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e vazhdueshëm në Sudan midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) qe nga prilli 2023, tha sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në një konferencë shtypi në Port Sudan gjatë një vizite dy-ditore në Sudan, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se 10 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, përveç dy milionë refugjatëve në vendet fqinje.

“Shkalla e emergjencës është tronditëse, ashtu si edhe masat e pamjaftueshme që po ndërmerren për të kufizuar konfliktin dhe për t'iu përgjigjur vuajtjeve që ai po shkakton,” tha ai.

Ai tha se pothuajse gjysma e popullsisë 25 milionëshe të Sudanit ka nevojë për ndërhyrje urgjente, ndërsa 70% e sektorit shëndetësor të vendit nuk është më funksional.

Shefi i OBSH-së i bëri thirrje "botës që të zgjohet dhe të ndihmojë Sudanin të dalë nga makthi që po përjeton".

Të shtunën, Ghebreyesus përsëriti angazhimin e OBSH-së për të adresuar çështje emergjente humanitare dhe shëndetësore në Sudan, duke përfshirë pasigurinë, zhvendosjen masive, përmbytjet, urinë dhe shpërthimet e sëmundjeve. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat