Një autobus turistik është përmbysur në autostradën Suez-Kairo, duke plagosur 43 turistë të nacionaliteteve të ndryshme dhe katër egjiptianë, përfshirë shoferin, teksa po ktheheshin nga Sharm El-Sheikh, raporton sot portali egjiptian Cairo 24.
Në aksident, përveç drejtuesit të autobusit, janë lënduar edhe 11 turq, dy anglezë, 21 rusë dhe 9 italianë, të cilët janë transportuar në kompleksin mjekësor të Suezit, ndërsa tre egjiptianë nuk kanë pranuar të transportohen në spital.
Aktualisht zyrtarët e trafikut po hetojnë shkakun e aksidentit për të përcaktuar nëse aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e tepërt apo nga mosfunksionimi i timonit të drejtuesit të mjetit si pasojë e shpërthimit të gomave.
Gjeneralmajor Tariq Hamid Al-Shazli, guvernatori i Suezit, urdhëroi ngritjen e nivelit të gatishmërisë në kompleksin mjekësor në Suez dhe thirrjen e ekipeve mjekësore për të trajtuar të plagosurit në aksident, sipas portalit egjiptian.