Të shtëna armësh në kryeqytetin e Malit

Afrika

Të shtëna armësh në kryeqytetin e Malit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 11:15
Bamako

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytetin e Mali-t, Bamako, ku një bazë e forcave të sigurisë raportohet se është sulmuar.

Video të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin tymin duke u ngritur në qiell nga pjesë të caktuara të qytetit – ku disa pretendojnë se tymi dilte nga një stacion policie apo baze ushtarake.

Burime brenda organeve të rendit i thanë RFI-së dhe AFP-së tha se një burrë i armatosur sulmoi një apo disa kampe në kryeqytetin e Malit.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë Reuters, se të shtënat filluan rreth orës 5:30 të mëngjesit.

E të gjithë besimtarët myslimanë që ishin nisur në xhami, janë rikthyer në shtëpitë e tyre pasi dëgjuan të shtënat.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat