Katër të vdekur, 50 të zhdukur pas mbytjes së anijes në Republikën Demokratike të Kongos

Afrika

Katër të vdekur, 50 të zhdukur pas mbytjes së anijes në Republikën Demokratike të Kongos

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Të paktën katër persona vdiqën dhe 50 të tjerë u zhdukën pasi një anije u mbyt në lumin Kwango në jugperëndim të Republikës Demokratike të Kongos, tha agjencia AFP, duke cituar zëvendësguvernatorin e provincës Kwango, Remy Saki.

Sipas zyrtarit lokal, anija u përplas një shtyllë ure dhe u fundos.

Në bord ndodheshin rreth 150 persona. Të paktën 100 prej tyre mbijetuan. Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.

Një anije me 200 pasagjerë u mbyt në lumin Lukenie në pjesën qendrore të Republikës Demokratike të Kongos. Dyzet e tre persona mbijetuan, gati 40 vdiqën, pjesa tjetër raportohet të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat