Parlamenti nis procesin e shkarkimit të zv. presidentit pas vdekjeve gjatë protestave në Kenia

Afrika

Parlamenti nis procesin e shkarkimit të zv. presidentit pas vdekjeve gjatë protestave në Kenia

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 16:43
Rigathi Gachagua (majtas) eWilliam Ruto (djathtas) u zgjodhen se bashku dy vjet me pare

Anëtarët e parlament in Kenia kanë nisur sot procesin e shkarkimit të zëvendës presidentit të vendit, për rolin e tij gjatë protestave vrasëse të qershorit, si dhe për përfshirje në korrupsion dhe nxitje të përçarjes etnike në vend.

Zv. presidenti Rigathi Gachagua mohon akuzat dhe argumenton se akuzat janë të motivuara politikisht nga presidenti i vendit William Ruto, me të cilin tashmë kanë divergjenca të theksuara.

Mocioni i paditjes u mbështet nga 291 deputetë të parlamentit, shumë më lart pragut prej 117 miratime të kërkuara.

Padia duhet të kalojë në të dyja dhomat e parlamentit të vendit por dhe opozita është bashkuar me partinë e presidentit pas protestave të kohëve të fundit.

Disa përpjekje për të ndaluar masën në gjykata dështuan, shkruan rrjeti britanik BBC.

Loja e pushtetit mes presidentit dhe zëvendësit të tij ka sjellë shqetësime për stabilitetin e qeverisë, në një kohë kur Kenia është në krizë ekonomike e financiare.

Presidenti Ruto kishte zgjedhur Gachagua si zëvendës në zgjedhjet e 2022, ku ai mundi ish-kryeministrin Raila Odinga në zgjedhjet e kontestuara ashpër.

Gachagua vjen nga rajoni me shumë votues i malit Kenya, dhe ka ndihmuar në rritjen e mbështetjes për Ruto, shkruan BBC.

Por pas protestave të udhëhequra nga të rinjtë qeveria e Ruto u tërhoq nga masat e rritjes së taksave, duke fituar popullaritet dhe duke lënë të izoluar zv. presidentin qe po paditet.

Gachagua gjithsesi qëndronte i patundur duke mohuar akuzat, me mbështetjen e votuesve te shumte në rajonin e tij.

“200 deputetë nuk mund të tjetërsojnë vullnetin e popullit”, tha Gachagua duke dënuar akuzat si “akt agresioni” për të njollosur emrin e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat