Shpërthimi i cisternës së karburantit në Nigeri, rritet numri i viktimave

Afrika

Shpërthimi i cisternës së karburantit në Nigeri, rritet numri i viktimave

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:01
Nigeri

Ka shkuar në 153 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në rajonin Jigawa në veri të Nigerisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Nigeriane të Emergjencave (SEMA) për rajonin Jigawa, Haruna Mairiga tha për AA se është rritur në 153 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në zonën Majia të Jigawa-s.

Ai theksoi se ata që humbën jetën në vendin ku ndodhi shpërthimi u dogjën në nivel sa nuk mund të identifikohen.

Zëdhënësi i policisë së rajonit Jigawa, Lawan Adamu tha se 100 persona të plagosur në shpërthim janë vendosur në trajtim. Pas incidentit, presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu kërkoi rishikim gjithëpërfshirës të protokolleve të sigurisë së transportit të karburantit në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat