Nigeri/ Turma përleshet gjatë marrjes së ndihmave, regjistrohen 13 viktima

Afrika

Nigeri/ Turma përleshet gjatë marrjes së ndihmave, regjistrohen 13 viktima

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:11
Nigeria

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Nigeri këtë të shtunë ku turmat e njerëzve janë përplasur me njëri- tjetri dhe për pasojë u regjistrohen 13 viktima. Sipas autoriteteve policore, turma me gra dhe fëmijë u përpoqën të merrnin ndihma bamirësie.

Në kryeqytetin e shtetit, Abuja, të paktën 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një përplasje mes tyre për të marrë dhurata bamirësie që po shpërndaheshin nga Kisha Katolike e Shën Trinitetit në lagjen Maitama.

Në Okija, në juglindje të Nigerisë, ndodhi një përplasje mes njerëzve pas ofrimit të dhuratave, përfshirë oriz, vaj perimesh dhe para, nga një anëtar i komunitetit.

Policia e shtetit tha se tre persona u konfirmuan të vdekur, megjithatë dëshmitarët dhe Amnesty International Nigeria e vlerësuan numrin e të vdekurve në 20, me shumë të tjerë të plagosur.

Në të dyja ngjarjet, viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Në vendin më të populluar të Afrikës, po përjetohet një krizë e rëndë e kostos së jetesës, më e keqja në dekada, pasi reformat e prezantuara nga Presidenti Bola Tinubu kanë ulur subvencionet për energjinë elektrike dhe karburantin, ndërkohë që ka dobësuar vlerën e monedhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat