Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në Etiopi pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys.
Arsyeja e këtij aksidenti nuk është zbardhur ende.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Etiopi, për shkak se rrugët mirëmbahen keq.
Në fund të muajit dhjetor, më shumë se 70 individë humbën jetën për shkak se kamioni, me të cilin udhëtonin u rrëzua në lumë.
Kjo ishte tragjedia më e keqe në vend, të paktën që nga viti 2000.