Rebelët vrasin 13 paqeruajtës të huaj në Kongo

Afrika

Rebelët vrasin 13 paqeruajtës të huaj në Kongo

Më: 26 janar 2025 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Trembëdhjetë ushtarë që shërbenin me forcat paqeruajtëse në Republikën Demokratike të Kongos janë vrarë në përleshjet me rebelët e grupit M23.

Ushtria e Afrikës së Jugut tha se nëntë nga ushtarët e saj vdiqën duke ndihmuar në zmbrapsjen e një avancimi rebel në qytetin Goma, në DR Kongon lindore, ndërsa tre malavianë dhe një uruguaian u vranë gjithashtu, shkruan BBC.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai kishte folur me liderët e DR Kongos dhe Ruandës mes thirrjeve globale për t’i dhënë fund dhunës.

Kombet e Bashkuara po tërheqin të gjithë stafin jo thelbësor nga Goma – një qytet me më shumë se një milion banorë – ndërsa luftimet intensifikohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat