Rrëzohet një aeroplan në Sudanin e Jugut, raportohet për 18 të vdekur

Afrika

Rrëzohet një aeroplan në Sudanin e Jugut, raportohet për 18 të vdekur

Më: 29 janar 2025 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan me 21 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në Unity State të Sudanit Jugor u rrëzua të mërkurën.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen 18 persona.

Aeroplani ishte nisur nga një fushë nafte në shtetin verior kur u rrëzua, sipas Radio Miraya, e cila drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS).

Raporti nuk dha më shumë detaje dhe Ministri i Informacionit Michael Makuei nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.

Disa përplasje ajrore kanë ndodhur në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta në vitet e fundit.

Në shtator 2018, të paktën 19 persona vdiqën kur një aeroplan i vogël që transportonte pasagjerë nga kryeqyteti Juba në qytetin e Yirol u rrëzua.

Në vitin 2015, dhjetëra njerëz u vranë kur një aeroplan mallrash i prodhuar nga Rusia me pasagjerë në bord u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti në kryeqytetin Juba. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat