Zjarr masiv në shkollën Islamike në Nigeri, rreth 17 nxënës humbën jetën

Afrika

Zjarr masiv në shkollën Islamike në Nigeri, rreth 17 nxënës humbën jetën

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Autoritetet në Nigeri kanë raportuar se rreth 17 studentë kanë mbetur viktima në një zjarr masiv të ndodhur në veri të vendit.

Sipas raportimeve, studentët ndodheshin në shkollën Islamike në Kauran Namoda dhe janë midis moshës 7 dhe 17 vjeç.

Ndërkohë rreth 12 persona të tjerë po marrin mjekim spitalor pasi pësuan djegie masive.

Një dëshmitar përmendi se zjarri nisi tek një banesë ngjitur me shkollën, ku më pas flakët u përhapën drejt institucionit arsimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat