Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Afrika

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 14:07
Sudan

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për shkak të një vale ekstreme të vazhdueshme të të nxehtit që ka shkaktuar kolaps te disa nxënës.

Kjo është hera e dytë që vendi – i cili përballet me efekte ekstreme nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmbytjet gjatë sezonit të shirave – mbyll shkollat ​​gjatë një vale të nxehtit në shkurt dhe mars, shkruan The Independent.

Zëvendësministri i Arsimit, Martin Tako Moi tha të enjten “mesatarisht 12 studentë ishin alivanosur në qytetin Juba çdo ditë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat