Familja e Haki Imerit ka reaguar pas deklaratës së Lutfi Hazirit se LDK duhet ta marrë postin e presidentit dhe për këtë thonë se ai ka të drejtë.
Përmes një postimi në Facebook, familja ka thënë se ky post nuk u takon partive minoritare, partive fisnore, të cilat janë në shpërbërje e sipër, përcjell Bota sot.
Më tej, ajo ka thënë se LDK duhet sa më parë të na bind se shteti nuk lihet në dorën e kapadaive të cilët njërën këmbë e kanë afër burgut e tjetrën në burg.
Familja Imeri ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje pasi kjo është zgjidhja.
Postimi i plotë:
z.Lutfi Haziri ka të drejtë kur kërkon se LDK-ja duhet ta marrë Presidentin dhe kështu duhet të bëjë...
Si partia më e madhe dhe më vjetër nëse do të dominojë skenën politike duhet të mendojë realisht se ky post nuk u takon partive minoritare, partive fisnore, të cilat janë në shpërbërje e sipër...
LDK-ja duhet sa më parë të na bind se shteti nuk lihet në dorën e kapadaive të cilët njërën këmbë e kanë afër burgut e tjetrën në burg...
Mbështesim mendimin e z.Lutfi Haziri se LDK-se i takon Presidenca...
Ecim në zgjedhje se për shëndetin politik të Kosovës kjo është zgjedhja ....