Tërmeti që tronditi Shqipërinë, Edi Rama nuk mbanë premtimin e dhënë publikisht, nuk paguan familjet e viktimave nga Kosova

Aktuale

Tërmeti që tronditi Shqipërinë, Edi Rama nuk mbanë premtimin e dhënë publikisht, nuk paguan familjet e viktimave nga Kosova

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Edi Rama

Sot shënon një vjetori i tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Ky termet la viktima të shumta, e ndër ta edhe dy shqiptar të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama kishte premtuar që familjet e viktimave të Kosovës t’i shpërblej me nga 8 mijë euro.

Por, këtë premtim nuk e ka mbajtur edhe pas një viti.

Profesor dr. Enver Bytyçi thotë se, këtë premtim Rama e kishte dhënë me gojën e tij, por që familjet e viktimave nga Gjilani kanë thënë se nuk i kanë marr parat.

Postimi i plotë:

Si sot një vit më parë tërmeti tronditi Durrësin, Tiranën Krujën, Thumanën, Kavajën dhe disa qytete e zona të tjera të Shqipërisë së mesme.

Një vit më vonë, pra sot, u ankuan familjarët e dy viktimave nga Kosova të një hoteli në Durrës, se kryeministri Rama nuk paska mbajtur premtimin për të shpërblyer me nga 8 mijë euro secilën prej këtyre familjeve!

Ishte një angazhim publik, i artikuluar me gojën e kryeministrit, i cili premtoi 10 milion lekë të vjetra pë secilën nga këto dy familje! Por nuk e mbajti premtimin. Nuk ua dha paratë familjeve kosovare!

Dhe hajde besoni te premtimet elektorale të kryeministrit tonë, të përsëritura në gjashtë fushata në këto 7-8 vite!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat