Kryetari i LV-së Albin Kurti, ka pritur Arxhend Blakçorin të aderuarin e ri, i cili beson se Llapin ta fitoi LV-ja.
Ai tregon se Arxhend Blakçori i ka përfunduar studimet në Rochester Institute of Technology në Kosovë, ndërsa magjistraturën në filozofi e ka kryer në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll.
"Bashkë me deputetin tonë nga Besiana, Fitim Hazirin, i uruam mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Programi i masterit që ka kryer Arxhendi bashkon teoritë dhe perspektivat që dalin nga historia e filozofisë duke marrë parasysh debatet klasike dhe ato moderne", tha Kurti.
Ai tash është duke punuar si konsulent politik në Organizatën Joqeveritare “Rinia Unifikon”.
Arxhendi është i bindur që Lëvizja është e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, e të dielën edhe Llapi do ta vulosë këtë gjë me fitoren e Shpejtim Bulliqit.