Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ildiray Bayram, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Ai është kërcënuar nga një person i gjinisë mashkullore dje rreth orës 12:54 dhe rastin e ka raportuar në polici.
Kërcënimi ndaj një tij, ishte raportuar edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“Prizren 25.11.2020-12:54. Ankuesi mashkull kosovar është kanosur përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull”, thuhet në raportin e PK-së.