Ramush Haradinaj në një seancë Kuvendi në vitin 2015 e ka falenderuar Hashim Thaҫin, që në atë kohë ishte kryeministër, për tepihun e kuq që ia kishte shtruar kur u kthy si i pafajshëm nga Haga.
Tutje Haradinaj thotë se kolega i tij afër, ish kryeministri Isa Mustafa mezi pret t’ia shtroh tepihun e kuq, Thaҫit dhe kolegëve të tij.
Në ato moment derisa Haradinaj mbante këtë fjalim, Thaҫi qeshte me fjalët e tij, ndërsa ato nuk i pëlqyen Isa Mustafës.
Mirëpo, më tutje Haradinaj thotë se në atë tepih nuk ka dëshirë ta shoh as kryeministrin Mustafa e asnjë shqiptar tjetër./Bota sot