Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka reaguar pasi deputeti shqiptar Shaip Kamberi, ka vendosur flamurin kuq e zi në Kuvendin e Serbisë.
Selimi ka thënë se është hera e dytë që një shqiptar po e dridh Kuvendin e Serbisë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Kamberi po kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Reagimi i tij në Facebook:
Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptar.
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe.