Ish deputeti Dardan Sejdiu, ka ironizuar me Black Friday dhe deputetët, të cilët nuk po e votojnë projektligjin për rimëkëmbje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar nga deputetët që të japin votën më lirë sot, pasi është Black Friday dhe ndoshta kështu kalon ligji për rimëkëmbje, përcjell Bota sot.
Ndërsa për qytetarët që kanë vendosur të bëjnë blerje sot, u ka bërë thirrje që të mbajnë maska.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjesi miq,
Sot, për Black Friday, nëse keni vendos me shpenzu para ne vende me shumë njerëz në afërsi, mbani maska e shpëtoni jetë!
Mirëmëngjesi deputet,
Sot, për Black Friday, mundeni së paku votën ma lirë me jep e mos po kalon ligji për rimëkëmbje!
Shëndet sot.