Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se 35 pikat që do të shqyrtohen sot janë grumbulluar nga 7 seanca, përgjatë 19 ditëve, përcjell Bota sot.
Cakolli ka thënë se me 16 tetor ka qenë hera e fundit që në Kuvend u votua një marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa projektligji i fundit u miratua 3 muaj më parë.
“Kaq sa i përket funksionalitetit të Kuvendit dhe "stabilitetit" të ekzekutivit në Kuvend, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Në rend të ditës, Kuvendi sot ka paraparë shqyrtimin e plot 35 pikave të rendit të ditës. Këto pika janë grumbulluar nga 7 seanca të thirrura - që kanë vazhduar në 27 raste, gjatë 19 ditëve të ndryshme.
Hera e fundit që Kuvendi ka arritur të miratojë projektligj është 16 tetori, kur ishte votuar një marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa, projektligji i fundit (jo marrëveshje ndërkombëtare) është miratuar para më shumë se 3 muajsh, më 14 gusht - Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Kaq sa i përket funksionalitetit të Kuvendit dhe "stabilitetit" të ekzekutivit në Kuvend.