Quni: Zhvillimi jetik i FSK-së është në standardet e NATO-s

Aktuale

Quni: Zhvillimi jetik i FSK-së është në standardet e NATO-s

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ai gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës ka thënë se me përkushtim dhe plotë sfida kanë arritur të formojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Me krenari iu njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja i kanë përmbushur të gjitha kapacitetet, kanë arritur me sukses të përmbushin objektivat vjetore”, ka shtuar ai.

“Ne jemi të hapur për të gjitha komunitetet që shprehin vullnetin dhe besimin që të bëhen pjesë e FSK-së, për t’i shërbyer në të mirë të vendit dhe qytetarëve pa dallim. Në këtë ditë shprehi falënderim për të gjithë zyrtarët e FSK-së që japin kontributin e tyre. I falënderoj ata që dhanë gjakun e tyre për të qenë sot këtu.

I falënderoj të gjithë partnerët tanë për kontributin që japin në zhvillimin e FSK-së, zhvillimi ynë jetik është në standardet e NATO-s”, ka thënë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat