Reagon Agim Veliu për incidentin në Podujevë: Deklarata e Bulliqit gënjeshtër e kulluar, turma e VV-së ka provokuar njerëzit tanë!

Aktuale

Reagon Agim Veliu për incidentin në Podujevë: Deklarata e Bulliqit gënjeshtër e kulluar, turma e VV-së ka provokuar njerëzit tanë!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Agim Veliu

Kandidati i LVV-së për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim pak minuta më parë duke folur për incidentin që ka ndodhur në Podujevë mes aktivistëve të LDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se zyrtarët policor të sjellë nga Ministri i Brendshëm kanë provokuar situatën.

Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Ministrit të Brendshëm Agim Veliu, njëherësh ish-kryetar i kësaj komune.

Veliu në një përgjigje i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Bulliqit se zyrtarët policor janë të përfshirë në këtë rast dhe ka theksuar se turma e VV-së ka provokuar njerëzit e LDK-së.

“Kjo është një gënjeshtër e kulluar e atij që din vetëm të gënjejë, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Ne kemi qenë në një aktivitet dhe kemi qenë duke pritur Kryetarin e partisë edhe tërë kohën turma e VV-së ka provokuar dhe derisa njerëzit tanë që kanë qenë aty asnjë zë nuk e kanë nxjerrë nga goja. Nuk kemi provokuar asnjë lloj incidenti.  Zyrtarët policor nuk janë të përfshirë, kjo është gënjeshtër” deklaroi Veliu shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat