Ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në një postim të tij në Facebook ka kujtuar kohën e pajtimit të Gjaqeve.
Ai në këtë rast ka përmendur rastin e faljes së gjakut të vëllaut të tij, Agimit.
Në këtë rast, Haliti shkruan se i dhanë ‘krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare’.
Në një foto të publikuar nga Pajtimi i Gjaqeve, ai ka etiketuar edhe babin e tij si pjesëmarrës në këtë rast.
Postimi i plotë:
2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.
Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.
Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH/Bota sot