Sot është bërë një vit që nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës.
Për këtë ngjarje ka komentuar edhe avokati shqiptar Spartak Ngjela.
Ai ka thënë se kjo ditë në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike.
E para sipas tij, është shkatërrimi psiqik i Serbisë dhe arsyeja e dytë hedhja e hapit të plotë historik për garancinë e jetës kombëtare shqiptar në funksion të bashkimit kombëtar, përcjell Bota sot.
Ai ka vlerësuar se koha e forcës shqiptare po përsërit vetveten, për krijimin e Arbërisë moderne.
Reagimi i plotë i Ngjelës në Facebook:
Sot është dita e Ushtrisë së Kosovës.
Mos e mendoni se është një rast i zakonshëm dhe as një diç që i takon rutinës historike të një vendi, e aq.
Kjo ditë, në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike:
Ky rast shkatërron psiqikisht Serbinë, mbajtësen pesëqind vjeçare të flamës çnjerëzore antishqiptare; dhe, ky rast, hodhi hapin e plotë historik të garancisë për jetën kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në funksion të bashkimit kombëtar.
Kjo është periudha historike, kur, që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, koha e forcës shqiptare po përsërit vetveten, për krijimin e Arbërisë moderne.
Keni për ta parë...