Gani Koci nga PDK ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Shkëmb Manaj i cili sipas tij e ka mbajtur fshehur letrën e gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simons.
Ai madje e ka akuzuar rëndë deputetin Manaj, duke shtuar se LDK po mbulon aferat e EULEX-it.
Postimi i plotë:
Qëndrimi i Skëmb Manajt, kundër intervistimit të z. Malcolm Simmons, është dëshmia më e mirë se pse u mbajt fshehur, nga gushti, letra e z.Simmons!
Shkëmb Manaj, dhe subjekti i tij nuk janë të gatëshëm për të dëgjuar për bëmat e EULEX-it, dhe drejtësinë e padrejtë të tyre në fshehjën e provave të krimeve të ndryshme. Ashiqare po shihet se këtyre të LDK-së, nuk u shkon pershtati zbulimi dhe zbardhja e këtyre veprimeve të EULEX-it!