Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përplasje fizike mes aktivistëve të LDK-së dhe LVV-së në Podujevë në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Pas këtyre përplasjeve kanë ardhur reagime të ndryshme.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe analisti politik, Nexhat Haziri, përcjell “Bota sot”.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që llapjanët të refuzojnë dhe të mos bijnë pre e skenarëve të neobolshevikëve për vëllavrasje, duke aluduar në partinë e Albin Kurtit.
Ja shkrimi i tij:
Llapjan, refuzoni dhunën, mos bini pre e skenarëve të neobolshevikëve për vëllavrasje ndërmjet jush
Zgjedhjet mbahen vetëm të dielën, e ju të hënën duhet të vazhdoni jetën në bashkëqytetari normale, si fqiu me fqiun, pamarrëparasyshë dallimet partiake.
Të dielën është dita kurë duhet treguar qytetari, e kjo nuk i ka munguar asnjëherë llapjanëve