Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka publikuar një fotografi me Nasim Haradinajn, ish-kryetar i kësaj organizate.
Klinaku, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka publikuar fotografinë, teksa ka lënë një mbishkrim të gjeneralit amerikan, George S. Patton.
“”Zoti pastë mëshirë ndaj armiqve, sepse ne nuk do të kemi” |General George S. Patton|”, ka mbishkruar ai në këtë fotografi.
Nasim Haradinaj po akuzohet nga Prokuroria e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Të njëjtit i është shtyrë paraburgimi nga Gjykata Speciale edhe për një muaj të dytë.