Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, pasi ky i fundit ishte deklaruar pozitiv me koronavirus nëntë ditë më parë.
Miftaraj tha se Abrashi i theu afatet për shërimin nga Covid-19, pasi vetëm nëntë ditë pas infektimit doli në Podujevë për fushatë me kandidtatin për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari.
"Ministri Abrashi i paska thyer ligjet e fizikës dhe afatet për shërim nga COVID-19. Me 18 nëntor ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Nëntë ditë me vonë me 27 nëntor drejtë e në fushatë", deklaroi Miftaraj.
Postimi i plotë
Ministri Abrashi i paska thyer ligjet e fizikës dhe afatet për shërim nga COVID-19.
Me 18 nëntor ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Nëntë ditë me vonë me 27 nëntor drejtë e në fushatë.
Qytetarët e thjeshtë e kanë për obligim me qendru në izolim 14 ditë nga dita kur kanë rezultuar pozitiv. Kjo nuk vlen për Ministrin Abrashi.
I njëjti edhe ka mundur të shërohet, por shtrohet pyetja se pse nuk ka qëndruar 14 ditë në izolim dhe ku e ka bërë testin e dytë në IKSHP apo privat?
Gjithsesi, super lajm shërimi i të njëjtit.