Studentët thonë se një vendim i tillë i mbron ata nga infektimi me virusin korona.
Distancën po e mbajnë.
E një nga një po presin në radhë për të marrë ushqim.
E nga e hëna janë më të pakët studentet që po ushqehen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Aty do të shërbehen vetëm ata që janë pranuar në konvikte.
Këtë e konfirmon edhe drejtori i menzës në Qendrën e Studentëve Fahri Osmani.
Ai tha se numri i studentëve qe do të ushqehën në menzë gjatë kësaj kohe do të jetë për 1500 më pak.
Osmani shtoi se studentëve aty do t`u ofrohet vetëm shërbimi merr me vete.
Kurse këtë vendim duket se nuk e kanë pritur mirë studentët.
Megjithatë pajtohen pasi që është në të mirë të shëndetit të tyre.
Azizi shton se përkundër masave të marra numri i madh do të krijonte tollovi.
Ndërkohë që nga dita e hënë ka filluar akomodimi i studentëve tek konviktet .
Ata edhe sot gjatë ditës u panë teksa vendosen nëpër dhomat e tyre.
Drejtori i Qendrës së Studentëve tha se pranimi i tyre do të vazhdojë deri të premtën.
Ndërkohë deri në masat e tjera të marra nga Qeveria e Kosovës , në dhomat e konvikteve do të lejohet vetëm nga një student.