Në gjithë territorin e Kosovës sot është ditë feste për shkak të përvjetorit të 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë, 23 vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së dhe është ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari.
Duket së në këtë ditë feste, po feston edhe IKShPK. Kjo pasi në adresë të Indeksonline kanë ardhur ankesa nga qytetarët se askush nuk po i teston ata sot.
Në fotografitë e dërguara në adresë, shihet se askush nga IKShPK nuk po merret me qytetarët që gjendën në tendën e testimit.
Gjendja me pandeminë Covid 19 është e rënduar në Kosovë dhe qytetarë të shumtë po rezultojnë pozitiv çdo ditë.