Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj po sheh javën e ardhshme si vendimtare për Ligjin për Rimëkëmje Ekonomike.
Ajo deklaroi në “Intervistën e Javës” se kjo javë pritet të jetë vendimtare nëse do të kalojë ose jo ky ligj.
“Javën e ardhshme unë shpresoj se do ta kemi sërish në seancë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe mendoj që do të jetë java definitive e vendosjes nëse vërtet ky Projektligj do të kalojë ose jo.
Prandaj si javë definitive mendoj që është java që vjen. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është mjaft i rëndësishëm sidomos në fazt nëpër të cilat po kalojmë si vend” theksoi Reshitaj.