Faqja Ekrem Rexha-Komandant Drini në Facebook, ka uruar shqiptarët për festat e 28 nëntorit.
Kjo faqe ka kujtuar deklaratën e Komandant Drinit për Mitrovicën, ku kishte thënë se atje është dashur të përdorej e njëjta metodë dhe të veprohej si në Prizren.
Komandant Drini kishte thënë se në Leshak është dashur të valvitej flamuri kuq e zi, pasi asnjë pjesë e Kosovës nuk mund të shkëputet.
Postimi i plotë:
Urime 28 Nëntori
Sa i përket Mitrovicës, Komandant Drini thoshte se atje është dashur të përdorej e njëjta metodë dhe të veprohej si në Prizren
Eprorët tanë është dashur ta valvisnin Flamurin kuq e zi në Leshak, sepse sipas të gjitha dokumenteve që figurojnë në Kombet e Bashkuara, Kosova është një tërësi territoriale dhe asnjë pjesë e saj nuk mund të shkëputet.