Ku do votojnë kandidatët për kryetar në Podujevë

Aktuale

Ku do votojnë kandidatët për kryetar në Podujevë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:00
Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi, Naim Fetahu

Qytetarët e Podujevës që në mëngjes janë drejtuar për në Qendrat e Votimit për të zgjedhur kryetarin më të ri të kësaj komune.

Kandidatë për kryetar Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

Nexhmi Rudari nga LDK-ja do të votojë në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frasheri”. (Podujevë, ora 10:00).

Ndërsa kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi voton në qendrën e votimit në fshatin Llugë. (Shkolla “Ilir Konushevci”, ora 11:00)

Dhe Naim Fetahu nga PDK-ja do të votojë në qendrën e votimit në fshatin Dobratin. (Shkolla Fillore “Esat Mekuli”, ora 10:00)

Ndryshe në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime, ku të drejtë vote kanë 87,381 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat