Lëvizja Vetëvendose, dega në Podujevë, ka akuzuar menaxherin e qendrës së votimit në fshatin Metehi, se ka ndaluar, siç thuhet në reagim, pa ndonjë arsye vëzhguesin e tyre .
Me këtë rast, VV ka ftuar organet kompetente që ta trajtojnë këtë.
“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”, thuhet në reagim.
Ndërkohë që janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakohshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).