Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi votoi në një nga qendrat e votimit në këtë komunë, tha se votoi për të ardhmen e Komunës së Podujevës.
Bulliqi ftoi qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre.
Ai tha se sot është vota e barabartë dhe prandaj sa më shumë persona duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që edhe të ketë më shumë legjitimitet.
“Bashkë me bashkëshorten e kryejta obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë. Ftoj të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkoj mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka“, tha Bulliqi.
Kandidat për kryetar të komunës së Podujevës janë: Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK.