Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka reaguar ndaj akuzave se veturat e saj po përdoren për manipulim të zgjedhjeve lokale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.
MPB-ja ka reaguar duke thënë se veturat e saj janë dhënë në shfrytëzim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e zgjedhjeve.
“Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve.
Tashmë meqë ish-ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në. Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi”, thuhet nga MPB-ja.