Kreu i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka kujtuar lirimin e tij nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Haradinaj tha se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.
"Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n", dekalroi Haradinaj, përcjell "Bota sot".
Ai përmendi edhe ish-ushtarët e UÇK-së që gjenden në Hagë, ku tha se beson në pafajësinë e tyre.
Posstimi i plotë
Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi.
Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n.
Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.
Historia shkruhet vetëm një herë!
RH