Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron edhe gjatë ditës së sotme në qytetin e Podujevës, teksa është duke u mbajtur procesi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune.
Media ka siguruar një fotografi të bërë gjatë ditës së sotme, ku Kurti i shoqëruar nga disa bashkëpartiakë, po qëndron në njërën nga kafiteritë e qytetit të Podujevës.
Kujtojmë se Podujevës, ka mbet pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.