Mosha e personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19

Aktuale

Mosha e personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

626 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK.

Brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 16 qytetarë.

Numri total i rasteve me COVID-19 deri më sot ka arritur në 39 mijë e 57 raste.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Më së shumti raste të reja gjatë 24 orëve të fundit pati në Prishtinë, gjithsej 237.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat