Dega e Vetëvendosjes në Podujevë po akuzon shoferin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nexhmi Rudari se po bën presion mbi votuesit.
Nëpërmjet një reagimi nga Vetëvendosja e Podujevës thuhet se Bekim Rudari që është shoferi i kandidati të LDK-së gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit.
Për këtë është publikuar dhe një video.
Vetëvendosje u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj Bekim Rudarit dhe kujtdo tjetër që qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.
Reagimi i Vetëvendosjes në Podujevë:
Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit
Në shkollën “Shaban Shala”, Bekim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve.
Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.