Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KP, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në policisë.
Personi me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.
“Një komisionere e VV është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.
Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq për KosovaPress.