Armend Muja ka realizuar një projeksion/studim të zgjedhjeve në Podujevë, ku fitues e nxjerrë Vetëvendosjen.
Sipas tij, në matjet e opinionit publik, 16957 vota i merr Shpejtim Bulliqi, ndërsa Nexhmi Rudari i LDK-së 12777 mijë vota.
Ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, i merr 3659 vota.
Në përqindje, 50.2% Shpejtim Bulliqi, 40.11% Nexhmi Rudari ndërsa Naim Fetahu 9.87%.
Armend Muja ka thënë se ky studim mund të jetë plus, apo minus 5%.
Ndërsa sipas tij, në matjet tjera si sondazh, Podujeva shkon në balotazh, mirëpo me faktorizimin e sondazhit, nuk do të ketë balotazh.