Ministri Agim Veliu e ka pranuar humbjen në bastionin me të madh të LDK-së në Podujevë.
Ai në një konferencë për media ka theksuar se në bazë të rezultateve që kanë, LDK i ka humbur zgjedhjet, por presin edhe votat me postë sikur edhe me kusht.
Nexhmi Rudari flet pasi sondazhet e nxjerrin Shpejtim Bulliqin fitues
Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ende është herët të flitet se kush është fitues nga procesi i sotëm zgjedhor.
“Qendrat e votimit sapo janë mbyllur dhe është herët të flitet për ndonjë rezultat”, është shprehur Rudari.
Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosje se janë ata që kanë fituar sot dhe kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi, Rudari është shprehur: “Duket se bazohen në sondazhet e tyre që i kanë bërë dje. Është herët të flitet për rezultate”.
Deri në ora 22:00 dihen 99% rezultateve finale.