(E plotësuar 21:46) - Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë.
***
Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë.
Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në zyrat e partisë në Podujevë për të pritur rezultatet e zgjedhjeve të sotme në këtë komunë.
Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë në sheshin qendror të qytetit, duke brohoritur pro fitores së kandidatit Shpejtim Bulliqi për të parin e komunës.
Sondazhet e para nxjerrin VV-në fituese atje.