Gazetari Adriatik Kelmendi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në Podujevë.
Kelmendi shkruan se Agim Veliu ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.
Sipas tij, Vetëvendosje ka marrë bastionin e LDK-së, pas fitimit në këto zgjedhje.
Ndryshe, KQZ-ja sapo ka njoftuar fitoren e Vetëvendosjes në këtë komunë pa balotazh.
Postimi i plotë:
Agim Veliu pranon se LDK ka humbur zgjedhjet në Podujevë.
VV e merr bastionin e LDK-së, pas fitimit të të gjitha zgjedhjeve deri tash nga kjo e fundit.